Portieri uruguaian Fernando Muslera ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, në moshën 40-vjeçare.
Vendimin e bëri publik të shtunën, pas finales së Copa Libertadores, ku Estudiantes de La Plata humbi 1-0 nga Palmeiras në Montevideo. Pas ndeshjes, ai e quajti një përfundim shumë të bukur për karrierën e tij.
Muslera ka luajtur 22 vjet në futbollin profesionist. Sipas mediave turke, e mbylli karrierën në të njëjtin stadium ku e kishte nisur, “Centenario” në Montevideo.
Portieri iu bashkua Galatasaray-t në vitin 2011 nga Lazio, për rreth shtatë milionë euro, ndërsa ishte me Uruguain në Copa América. Në Stamboll qëndroi 14 vjet, deri në verën e vitit 2025, dhe mblodhi rreth 550 paraqitje në të gjitha garat.
Si kapiten, u shndërrua në simbolin e klubit. Galatasaray e tërhoqi numrin 1 nga qarkullimi për sezonin 2025-26, në shenjë nderimi.
Me “Asllanët” fitoi 19 trofe dhe mban këto rekorde,lojtari i huaj me më shumë trofe në historinë e Galatasaray-t, lojtari i huaj me më shumë paraqitje në Süper Lig, lojtari me më shumë paraqitje në kampionat në historinë e klubit, portieri me më shumë tituj kampionati në historinë e Süper Ligës, lojtari më i vjetër që ka marrë pjesë në një Kupë Bote me kombëtaren e Uruguait.
Madje8 tituj në Ligë të Turqisë, 6 Superkupa të Turqisë,5 Kupa të Turqisë, 1 Kampionat i Argjentinës, 1 Superkupë e Argjentinës, 1 Kupë “Campeón de Campeones” (Argjentinë) dhe1 Kupë e Italisë.
Pas largimit nga Galatasaray, Muslera nënshkroi me Estudiantes në vitin 2025 dhe shtoi tituj të rinj në vitrinë: kampionatin Clausura 2025, Trofeo de Campeones dhe Superkupën e Argjentinës 2026. Karriera e tij përfundoi me finalen e humbur të Libertadores-it, kur Estudiantes u përball me Palmeiras-in e Abel Ferreirës.
Me Uruguain ka luajtur mbi 130 ndeshje dhe ka marrë pjesë në katër Kupa Bote. Me “La Celeste” fitoi Copa América 2011. Një nga çastet e tij më të njohura mbetet shtatori i vitit 2010, kur në çerekfinalen e Botërorit ndaj Ganës ndali dy penalti në shortin e vendimit, duke çuar Uruguain në gjysmëfinale./IndeksOnline/
🚨 BREAKING | 40 year old Fernando Muslera has announced his retirement from football! 🧤💔
He began his career at Montevideo Wanderers before playing for Nacional, Lazio, Galatasaray and finally Estudiantes.
A legendary career comes to an end. 👏 https://t.co/i3XiClW415
— Goal Gossip (@Goal_Gossip1) November 28, 2026

