Bayern Munich ka humbur edhe një lojtar tjetër kyç. Mesfushori austriak Konrad Laimer pësoi dëmtim të tipit “tendon dislocation” (zhvendosje tendoni) në kyçin e djathtë të këmbës në ndeshjen e Bundesligës te Hamburger SV, dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Klubi bavarez e bëri me dije me një postim të dielën në mëngjes, duke i uruar shërim të shpejtë lojtarit shkruan Indeks Online.
Laimer, 29 vjeç, hyri si zëvendësues në ndeshjen që përfundoi 0-0 dhe u detyrua të largohej në minutën e 87-të pas një goditjeje. Pas ndeshjes, trajneri Vincent Kompany tha se gjendja “nuk duket mirë”. Klubi nuk ka bërë të ditur afatin e kthimit. Mediat gjermane shkruajnë se dëmtimet e kësaj natyre zakonisht kërkojnë gjashtë deri në dymbëdhjetë javë, por afati zyrtar nuk është dhënë.
Dëmtimi përkeqëson gjendjen e Bayernit, që po kalon një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve.
Te Bayerni I cili kohët e fundit po përballet me mungesa të shumta n♪ ekip, listën e përbëjnë edhe, Harry Kane, jashtë loje, pa afat të saktë kthimi.
Manuel Neuer, portieri ka dëmtim në shputë dhe pritet të rikthehet në fillim të janarit 2027.
Jamal Musial i cili pësoi dëmtim të ri muskulor në kofshën e djathtë dhe do të mungojë “deri në njoftim të mëtejshëm”.
Ismael Saibari, u operua për këputje ligamentesh në kyçin e këmbës dhe pritet të kthehet në fillim të shkurtit.
Michael Olis, ka humbur dy ndeshje për shkak të një kontuzioni në pjesën e përparme të shputës, por mund të rikthehet të martën ndaj Hertha BSC në Kupën e Gjermanisë.
Serge Gnabry dhe Alphonso Davies: të dy kanë rifilluar stërvitjet me ekipin dhe mund të rikthehen para Krishtlindjeve.
Luis Diaz, u rikthye si zëvendësues kundër Lille pas një muaji jashtë për shkak të dëmtimit muskulor.
Në ndeshjen në Hamburg, Bayernit i munguan edhe Joshua Kimmich, që u përjashtua me karton të kuq para pushimit. Lennart Karl u zëvendësua pas problemit në ije, por sipas Sky Germany situata e tij nuk është serioze./IndeksOnline/
Get well soon Konni! ❤️🩹
ℹ️ Konrad Laimer sustained a tendon dislocation injury to his right ankle in the Bundesliga match at Hamburger SV and must undergo surgery. He will be sidelined for the time being and we wish him a speedy recovery. https://t.co/BWkrQh8OT4
— FC Bayern (@FCBayernEN) November 29, 2026

