Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë, nën dyshimin se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë intervistimit në Spitalin Rajonal, ku ishte i hospitalizuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 28 nëntor në orën 15:45 dhe është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: dukagjini.com ↗

