Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka paraqitur dokumente të falsifikuara gjatë nisjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 28 nëntor, në orën 06:00.
I dyshuari kishte paraqitur pasaportën e shtetit të tij, së bashku me një vizë dhe një leje elektronike udhëtimi të një shteti tjetër.
Policia njoftoi se dokumentet e paraqitura dyshohet se janë të falsifikuara dhe janë konfiskuar për hetime.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: dukagjini.com ↗

