KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Për rrjedhën e takimit të liderëve u njoftova nga mediat

Gashi: Për rrjedhën e takimit të liderëve u njoftova nga mediat

Pas takimit të liderëve, grupet e punës në Kuvend sot pritet të takohen për të harmonizuar ligjet për të cilat dje liderët u morën vesh që të miratohen. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi tha se pret që sot ose nesër të gjendet zgjidhje për emërimin e Avokatit të Popullit.

“Unë u njoftova për takimin e liderëve nga ju, gazetarët. Nga deklaratat e tyre përmes juve, mediave. Nga ajo që e kuptova nga kolegët që kanë qenë pjesë e takimit të liderëve, takimi ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv”.

“Pres që sot menjëherë të ketë takim të koordinatorëve në Kuvend dhe të fillojnë e punë për harmonizim të ligjeve për të cilat u morën vesh, që t’i miratojmë sa më shpejtë. Për Avokatin e Popullit? Gjithashtu po. Mundet që sot ose nesër të kemi zgjidhje. Kjo do të dalë nga takimi i koordinatorëve”, tha Gashi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.