KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi i Shtimes nderon Ambasadorin William Walker me titullin “Qytetar i Përjetshëm”

Kuvendi i Shtimes nderon Ambasadorin William Walker me titullin “Qytetar i Përjetshëm”

Në kuadër të ceremonisë përkujtimore për përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Kuvendi i Komunës së Shtimes ka nderuar Ambasadorin William Walker me titullin ceremonial dhe nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, ky titull i është dhënë Ambasadorit Walker për rolin e tij historik në zbardhjen e së vërtetës mbi ngjarjet e 15 janarit 1999, si dhe për lidhjen e tij të vazhdueshme dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

Kryesuesi i Kuvendit, Rrahman Jakupi, gjatë ceremonisë theksoi rëndësinë e këtij nderimi.

– YouTube www.youtube.com

“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, tha Jakupi.

Jakupi vuri në dukje se titulli përfaqëson mirënjohjen më të lartë të nivelit komunal: “Ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.”

Sipas Komunës së Shtimes, titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” jepet vetëm për personalitete me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit, duke simbolizuar respektin dhe vlerësimin më të lartë të qytetarëve për veprën dhe angazhimin e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.