KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhgënjyese, Hysaj lëndohet dhe e humb meçin në rundin e dytë

Zhgënjyese, Hysaj lëndohet dhe e humb meçin në rundin e dytë

Boksieri shqiptar Nelson Hysa nuk ka arritur të shkruajë historinë në Dyseldorf, duke pësuar humbje ndaj gjermanit Agit Kabayel në përballjen e vlefshme për titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC.

Në duelin e zhvilluar në “Merkur Spiel-Arena”, ku salla u mbush me mbështetje të madhe kuqezi në Ditën e Pavarësisë, 42-vjeçari shqiptar u përball me kampionin e pamposhtur gjerman, por nuk arriti ta ndalë atë në mbrojtjen e parë të brezit botëror.

Për Hysën, i cili hyri në këtë sfidë me një bilanc të pastër prej 25 fitoresh, kjo ishte humbja e parë në karrierën profesioniste dhe shansi i parë për një titull botëror, ndërsa Kabayel ruan rekordin e tij të pamposhtur dhe mbetet në fronin e peshave të rënda të WBC-së./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.