Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka përcjellë një mesazh urimi për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
Përmes një postimi në platformën X, diplomacia serbe ka uruar popullin shqiptar, Qeverinë e Shqipërisë, si dhe homologët e saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, transmeton lajmi.net.
Ky urim vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

