KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Netanyahu lëshon pe, i gatshëm të ndajë pushtetin me Eisenkotin

Netanyahu lëshon pe, i gatshëm të ndajë pushtetin me Eisenkotin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të shtunën se është i gatshëm të heqë dorë përkohësisht nga posti i kryeministrit në kuadër të një marrëveshjeje për formimin e një qeverie të unitetit, e cila fillimisht do të drejtohej nga Gadi Eisenkot.

Netanyahu ka propozuar një marrëveshje rotacioni, sipas së cilës Eisenkot do të merrte fillimisht drejtimin e qeverisë, ndërsa ai do të ishte kryeministër në mandatin e dytë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Reuters, ky zhvillim vjen në një kohë kur Netanyahu po përballet me presion politik në rritje, ndërsa Eisenkot po siguron mbështetjen e partive të ndryshme për të krijuar një shumicë parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re.

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, të cilat nuk prodhuan një shumicë të qartë për asnjërin kandidat, presidenti i Izraelit i dha Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë. Ai ka afat deri më 6 dhjetor, me mundësi vazhdimi edhe për 14 ditë të tjera.

Gjatë kësaj jave, Eisenkot ka arritur marrëveshje koalicioni me partinë e majtë "The Democrats" dhe partinë e djathtë "Yisrael Beiteinu", duke iu afruar krijimit të shumicës së nevojshme.

Në një deklaratë, Netanyahu theksoi se sipas tij duhet të jetë në krye të qeverisë izraelite, por shtoi se, përballë kërcënimeve ekzistenciale dhe nevojës për formimin e një qeverie të aftë për t'u përballur me to, përgjegjësia e tij si lider e detyron të lërë mënjanë interesat personale.

Propozimi i Netanyahut vjen në një moment vendimtar për politikën izraelite, ndërsa negociatat për formimin e qeverisë së re po vazhdojnë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.