KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Besa Famgas triumfon në derbin e javës me Kastriotin

Besa Famgas triumfon në derbin e javës me Kastriotin

Skuadra më e trofeshme në hendbollin kosovar Besa Famgas e ka fituar kryendeshjen e javës në Superligë ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat të ngushtë 31-30.

Hero i fitorës së pejanëve ishte pivotmeni Ardit Tafilaj i cili 42 sekonda para fundit realizoi për epërsinë 31:30 të Besës që doli të jetë momenti vendimtar i ndeshjes.

Tafilaj takimin e përfundoi me 5 gola derisa më efikasi ishte Deniz Terziqi me 9 gola. Te Kastrioti u dalluan Eray Karakoc, Vuk Lakicevic dhe Patrik Grekulowski me nga 6 gola secili.

Me këtë fitore Besa Famgas është përforcuar në pozitën e parë me 16 pikë ndërsa Kastrioti është i katërti me 10 pikë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.