KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

UEFA përfshin Xhuli Nurën në kolazhin fotografik për urimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

UEFA përfshin Xhuli Nurën në kolazhin fotografik për urimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Uebfaqja zyrtare e UEFA-s në Instagram ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, përmes një kolazhi fotografish, në të cilin kishte përfshirë edhe ish-banoren e BBVK-së dhe njëherësh influenceren, Xhuli Nura.

UEFA publikoi një postim të veçantë me rastin e 28 Nëntorit, duke e shoqëruar atë me një përshkrim urues, duke ndarë po ashtu edhe momente të veçanta të kombëtares së Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Flamurit, Shqipëri!”.

“Pas hedhjes së shortit të kësaj jave për #U21EURO, Shqipëria tashmë mund të përgatitet për një verë historike në vitin 2027, kur do të debutojë në këtë turne si bashkorganizatore e tij”, thuhet në postimin e UEFA-s”.

Në kolazhin e publikuar nga UEFA përfshiheshin fotografi të futbollistëve të Kombëtares shqiptare, tifozëve dhe momenteve të ndryshme nga futbolli shqiptar.

Në mesin e fotografive të përzgjedhura ishte edhe ajo e Xhuli Nurës, ish-banores së BBVK-së dhe influencueses. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.