KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Atletico Madridi triumfon  ndaj Elches, spektakël me pesë gola!

Atletico Madridi triumfon  ndaj Elches, spektakël me pesë gola!

Atletico Madridi ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Elchen me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligës.

Skuadra e Diego Simeones e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e pestë, kur Alejandro Grimaldo realizoi nga penalltia. Vetëm dy minuta më vonë, Lee Kang-in e dyfishoi epërsinë.

Elche reagoi në minutën e 26-të me Martim Neto, por Julián Álvarez në minutën e 41-të shënoi për 1-3, pas asistimit të Álex Baenas.
Në fillim të pjesës së dytë, Buba Sangaré shënoi për 2-3 në minutën e 48-të, duke rikthyer emocionet në ndeshje. Megjithatë, Atletico arriti ta ruante epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Atletico vazhdon garën për titull duke mbledh 34 pikë, dy më pak se Barcelona dhe një më shumë se Real Madridi.
Në xhiron e ardhshme derbi i madh, Barcelona-Atl.Madrid, kurse Elche udhëton te Odasuna.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.