Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas përfundimit të karrierës si lojtar vendosi të vazhdojë rrugëtimin në futboll si trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Cecelia ka zbuluar se si kishte ndodhur transferimi i tij në Turqi dhe kush ishte bërë shkaktar i kësaj lëvizjeje të tij.
“Tezaku është bile bash tezak nuk e kam, por djalë i axhës, nënat i kemi çika të axhës edhe ai në Stamboll, ai gjen një shok të tij, ai ishte trajner në Mudurnu në Ligën e tretë, kategoria e tretë ka qenë, atëherë po.. kategoria e tretë në Turqi ka qenë ligë profesionale, se i pas kushtet, komplekset, stadiumet në atë kohë kanë fillu ata, viteve të 90-ta me i ndërtu ato”.
“Edhe kështu që ai shoku aty në Gursel Bali, ai me prejardhje shqiptare, i Prishtinës. Babai i tij i lindur në Prishtinë, këtij trajnerit e tash rasti lidhet që ky ka lujtur, se tezaku im ka qenë futbollist, edhe kanë lujtur bashkë në një ekip, kanë qenë në reprezentacion më duket te të rinj në Turqi”.
“Edhe ai më thirrë, thotë: Kështu-kështu, me ardhë në Turqi, edhe u bo ‘sebep’, unë shkova në Turqi edhe mbeta në Turqi nja tri vjet, ku kam kalu performanca shumë të mira”, ka thënë mes tjerash Cecelia.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

