Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi shqiptarët për 28 Nëntorin.
Në eventin e organizuar bashkë me shumë diplomatë e krerë shtetërorë nga shtetet mike, Begaj u shpreh se Shqipëria ka kaluar periudha të vështira, por që e ka gjetur forcën për të ecur përpara.
“Guxim për të pranuar atë që ende nuk kemi bërë. Shqiptarët e 1912-s luftuan për liri, flamur dhe pavarësi, që të kishim një shtet. Të tjerët rezistuan dhe sakrifikuan për ta mbajtur gjallë. Shqiptarët e viteve ’90 shembën murin e frikës. Kemi kaluar periudha të vështira, por kemi gjetur forcën për të ecur përpara.
Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja, as alternativa.
Dialogu është zgjidhja. Demokracia nuk kërkon të mendojmë të gjithë njësoj. Ajo kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati. Ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Mbetemi të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlanti”, u shpreh presidenti Begaj.

