KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova mposhtet nga Bjellorusia, të dielën luan për vendin e tretë

Kosova mposhtet nga Bjellorusia, të dielën luan për vendin e tretë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë për vendin e tretë në turneun “IHF Nations Trophy”, që po zhvillohet në Kranevo të Bullgarisë.

Hendbollistet kosovare nuk arritën të siguronin finalen, pasi të shtunën u mposhtën në gjysmëfinale nga Bjellorusia me rezultat 33:16.

Përzgjedhësi Nenad Shoshtariq u dha hapësirë të gjitha lojtareve, të cilat në periudha të caktuara të ndeshjes arritën të rivalizonin me hendbollistet me përvojë të Bjellorusisë.

Pavarësisht humbjes, kjo përballje përbën një përvojë të vlefshme ndërkombëtare për hendbollistet e reja të Kosovës.

Fitimi i përvojës në gara të nivelit të lartë është edhe objektivi kryesor i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë turne.

Ndeshjen për vendin e tretë, Kosova do ta zhvillojë të dielën mbrëma.

Në mars të vitit të ardhshëm, Kosovën e presin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028, ndërsa në prill do të garojë në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.