KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Faqja e Thaçit rikthen mesazhin e tij për 28 Nëntorin: Festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare

Faqja e Thaçit rikthen mesazhin e tij për 28 Nëntorin: Festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare

Në faqen zyrtare të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook, është publikuar sot një mesazh i tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e shpërndarë është rikthyer një deklaratë e Thaçit, në të cilën ai e cilëson 28 Nëntorin si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në mesazhin e Thaçit.

“I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t'i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, thuhet më tej në mesazhin e publikuar në emër të Hashim Thaçit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.