Protestuesit janë rikthyer sërish në shesh, ndërsa policia ka nisur një tjetër ndërhyrje përballë turmës.
Efektivët janë në shesh, të shoqëruar nga autoboti me ujë, për të shpërndarë protestuesit që vijojnë prej orësh përplasjet.
Rikthimi i protestuesve është shoqëruar me tensione, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë dhe e autobotit sinjalizon vijimin e ndërhyrjes në zonën e protestës.
Situata në shesh vijon të jetë e tensionuar, ku herë pas here ka shpërndarje dhe rikthime në shesh.
Burimi: gazetablic.com ↗

