Opinionisti Vlorijan Halili, ka bërë me dije se ka kontaktuar me menaxherin e banorit të Big Brother VIP Kosova, Sharrit, për të sqaruar situatën e tij me Anjezën.
Kjo pasi ditëve të fundit është përfolur se është pikërisht menaxheri ai që nuk e lë Sharrin të hyjë në lidhje me Anjezën.
E Vlorijani, në emisionin Big Talk në Klan Kosova, tha se ai i ka thënë se “këdo e ka ai në menaxhim, atë kanë me ndjek skandalet”.
“Menaxheri nuk përzihet në lojën e tyre, ai thjesht e manxhon imazhin e tij, punën dhe gjithçka tjetër. Disa sene janë në dorën e artistit”, citoi Vlorijani fjalët e menaxherit të Sharrit.
Burimi: klankosova.tv ↗

