KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie

Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë përditësimin e bilancit të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake të strukturave spitalore, deri në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjithsej 35 persona të lënduar.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona, konkretisht 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias, mes tyre edhe një shtetase e huaj, si dhe 3 kalimtarë. Dy prej efektivëve të policisë janë transferuar në QSUT.

Sipas njoftimit, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut. Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të cilët paraqiten në gjendje shëndetësore stabël.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 5 persona të tjerë: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie.

Ministria bën me dije gjithashtu se deri në momentin e përditësimit, 4 të lënduar kanë lënë spitalin./Euronews.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.