Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Spitali i Pejës realizoi mbi 129 mijë vizita specialistike gjatë vitit 2025

    January 15, 2026

    Marketingu në vitin 2026: polarizimi i tregut dhe sfida e inteligjencës artificiale

    January 15, 2026

    Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut në Iran deri më tani nuk ka kërkuar ndihmë nga MPJ

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Spitali i Pejës realizoi mbi 129 mijë vizita specialistike gjatë vitit 2025
    • Marketingu në vitin 2026: polarizimi i tregut dhe sfida e inteligjencës artificiale
    • Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut në Iran deri më tani nuk ka kërkuar ndihmë nga MPJ
    • Milani dhe Roma synojnë lojtarin e Man Utd
    • 27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të
    • Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete brenda në veturë, rasti po hetohet
    • Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit më 2025
    • Rama: Reçaku, plagë që nuk mbyllet kurrë dhe dhimbje kombëtare
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Një gjë është e qartë: Rendi perëndimor që dikur njihnim, është pjesë e historisë

    Një gjë është e qartë: Rendi perëndimor që dikur njihnim, është pjesë e historisë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 15, 2026 Amerika 7 Mins Read
    Një gjë është e qartë: Rendi perëndimor që dikur njihnim, është pjesë e historisë
    Një gjë është e qartë: Rendi perëndimor që dikur njihnim, është pjesë e historisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burimi: The Guardian (titulli: Whether or not Trump invades Greenland, this much is clear: the western order we once knew is history)
    Përkthimi:Telegrafi.com

    Donald Trumpi po kërcënon të pushtojë Grenlandën – territor i një aleati në NATO – ndoshta edhe me forcë ushtarake, ashtu siç po përpiqet Vladimir Putini të pushtojë Ukrainën. Edhe nëse nuk e bën këtë realisht, kjo tashmë është një epokë e re: një botë post-perëndimore me çrregullim ndërkombëtar joliberal.

    Është e dyfishtë detyra e tashme për demokracitë liberale në përgjithësi, dhe për Evropën në veçanti: të shohim botën ashtu siç është dhe të kuptojmë çfarë dreqin duhet të bëjmë për këtë.

    Një sondazh ndërkombëtar i opinionit publik, i publikuar sot, është pikënisje e dobishme. Ai u realizua në nëntor të vitit kaluar, në 21 vende – për Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR) – në bashkëpunim me projektin tonë kërkimor Evropa në një botë që ndryshon në Universitetin e Oksfordit (ju lus ta lexoni raportin e plotë, të cilin e kam shkruar bashkë me Ivan Krastevin dhe Mark Leonardin). Ky është sondazhi i katërt në një seri që kemi bërë çdo vit, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Putini në vitin 2022, ndaj mund të shohim se si gjërat kanë evoluar – nga shumë keq dikur, tani në momente kritike.

    Në vitin 2022 pamë një Perëndim transatlantik të bashkuar në indinjatë ndaj pushtimit të plotë të Ukrainës, por të ndarë nga fuqitë e tjera të mëdha dhe të mesme, si Kina, India dhe Turqia, të cilat ishin të gatshme të vazhdonin biznesin – si zakonisht – me Rusinë. Ekonomia ruse po mbijetonte përballë sanksioneve të paprecedenta perëndimore, sepse ato shtete të tjera tashmë kishin mjaftueshëm pasuri dhe fuqi për të balancuar edhe një Perëndim të bashkuar. Pra, kjo veçse ishte një botë post-perëndimore, por ende me një Perëndim që vepronte brenda saj.

    Trumpi 2.0 e ka ndryshuar këtë. Tani kemi një botë post-perëndimore, por pa një Perëndim gjeopolitik të bashkuar që vepron në të. Nëse duhet t’ia atribuojmë ndonjë koherencë strategjike narcisizmit të paqëndrueshëm të Trumpit, qasja e tij është më afër asaj të Putinit sesa e cilitdo president amerikan që nga viti 1945. Siç e shpjegon haptazi krahu i tij i djathtë, Stephen Miller, ata besojnë se bota “qeveriset me fuqi … me forcë … me pushtet”.

    Evropianët e kanë kuptuar këtë. Për habi, më pak se një në pesë evropianë kontinentalë (në një mesatare të 10 vendeve të BE-së që kemi anketuar) dhe vetëm një në katër britanikë tani e shohin ShBA-në si një vend aleat. Në Ukrainë, kjo shifër ka rënë në 18 përqind. Ne, evropianët, ende e shohim ShBA-në si “një partner të domosdoshëm”, por jo si aleat.

    Edhe pjesa tjetër e botës po zgjohet me këtë. Përderisa në sondazhin tonë të parë, 60 përqind e të anketuarve kinezë mendonin se qasjet amerikane dhe evropiane ishin të njëjta ose të ngjashme (d.m.th. ekziston një Perëndim i vetëm), tani vetëm 43 përqind mendojnë kështu, ndërsa një shumicë e qartë mendon se ato janë të ndryshme. Tash për tash, Perëndimi është histori.

    Pra, çfarë duhet të bëjmë për këtë? Gjëja më e keqe që mund të bëjmë është të vazhdojmë të qajmë për humbjen e “sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, duke bërë thirrje të zgjedhura për ligjin ndërkombëtar (Ukraina, por jo Gaza), teksa vazhdojmë me paqësimin servil të Trumpit. Në të njëjtën kohë, padyshim që nuk duam të sillemi si ai apo si Putini.

    Ajo që na duhet është një ndërkombëtarizëm i ri: më i shpejtë, më fleksibil, më i rreptë. Të refuzojmë përdorimin e forcës, por të përqafojmë përdorimin e pushtetit. Të mos fiksohemi për strukturat dhe aleancat ekzistuese, por të kërkojmë një gamë më të gjerë partnerësh, në mënyrë pragmatike, nga një rast te tjetri. Të shqetësohemi më pak për rregullat, më shumë për rezultatet; më pak për procesin, më shumë për përparimin. Kjo është një sfidë veçanërisht për BE-në institucionale, shembullin përfundimtar – të ngadaltë, të bazuar në rregulla dhe të ngarkuar me procese – të rendit liberal ndërkombëtar të viteve ’90 të shekullit XX.

    Megjithatë, tashmë kemi nisur ta bëjmë këtë për Ukrainën, me një kombinim të ri të një koalicioni të të gatshmëve dhe vetë BE-së që po lëviz me shpejtësi të paprecedent për standardet e Brukselit. Siç argumentova muajin e kaluar, duhet të përgatitemi urgjentisht për të mbështetur një Ukrainë të pavarur edhe pa ndihmën e ShBA-së.

    Po me Grenlandën? Së pari, duhet të udhëhiqemi në gjithçka që bëjmë nga qeveritë e zgjedhura të Grenlandës dhe Danimarkës. Kjo, në fund të fundit, është ajo që na dallon ne demokratët liberalë nga imperialistët autoritarë.

    Të mërkurën, Danimarka dhe disa nga aleatët e saj evropianë në NATO shpallën dërgimin e trupave të mëtejshme në Grenlandë. Ministrat e jashtëm të Grenlandës dhe Danimarkës pastaj u takuan në Uashington me nënpresidentin JD Vance, dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe u pajtuan të krijonin një grup pune të nivelit të lartë. Është mjaft e qartë se mosmarrëveshja bazike nuk është zgjidhur. Të gjitha shenjat tregojnë se Trump do të bëhet më ekstrem dhe më i paparashikueshëm me kalimin e kohës dhe me rritjen e vështirësive të tij të brendshme.

    Ja disa sugjerime. Për të theksuar angazhimin evropian, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer duhet të vizitojnë Grenlandën, së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen. Ata duhet të shoqërohen nga kryeministri kanadez, Mark Carney, pasi Kanadaja është aleate në NATO dhe është fqinja reale perëndimore e Grenlandës dhe e prekur drejtpërdrejt nga pasiguria në Arktik.

    Nëse mund të shkojnë me tren për në Kiev, mund të shkojnë me aeroplan në Nuuk. Për çudi, kjo vizitë mund të jetë po aq e rëndësishme sa vetë angazhimi për sigurinë, sepse gjuha e dytë e presidentit Trump është televizioni. Ai do ta marrë mesazhin nga pamjet. Një numër zyrtarësh ndërlidhës evropianë dhe kanadezë, të dukshëm dhe me uniforma të dallueshme, duhet të vendosen në Grenlandë për një kohë të pacaktuar.

    Të martën, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se nëse duhet të zgjedhin, “ne zgjedhim Danimarkën … ne zgjedhim BE-në”. Prandaj, BE-ja duhet të gjejë shumë shpejt një mënyrë për të rritur mbështetjen e saj financiare që aktualisht është e vogël për Grenlandën – dhe jo siç është planifikuar për periudhën e re buxhetore që fillon në vitin 2028. Kjo do të ishte një mundësi e mirë për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, që të hipin në aeroplan për në Nuuk.

    Ndërkohë që janë atje, ata duhet të nisin një diskutim strategjik për një marrëdhënie të mundshme të afërt në të ardhmen midis një Grenlande të pavarur dhe BE-së. Është mjaft e qartë se BE-ja e së nesërmes do të ketë një gamë marrëdhëniesh të personalizuara me fqinjët kryesorë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Turqinë dhe Kanadanë. Pse jo edhe me Grenlandën?

    Ndërkohë, Evropa – partneri më i madh ekonomik i ShBA-së – duhet të shqyrtojë privatisht gamën e plotë të reagime ekonomike (përfshirë, për shembull, shitjen e bonove të Thesarit amerikan) që mund të ndërmarrë në rastin ende të pamundur të një Trumpi që urdhëron pushtimin ushtarak, në stilin e Putinit, të Grenlandës. Përmbledhja e këtyre planeve të emergjencës mund t’i përcillet në mënyrë diskrete Shtëpisë së Bardhë, përmes sekretarit të Thesarit të ShBA-së, Scott Bessent, ose dhëndrit të presidentit, Jared Kushner.

    Pa dyshim që ka edhe lëvizje të tjera të mundshme, por drejtimi i përgjithshëm është i qartë: një Evropë (dhe Kanada me demokraci të tjera liberale) që projektojnë forcë të qetë, pushtet dhe vendosmëri.

    Një nga gjetjet më dëshpëruese në sondazhin tonë është se evropianët janë liderë botërorë në pesimizëm. Gati gjysma e tyre nuk besojnë se BE-ja mund të përballet në mënyrë të barabartë me fuqitë globale – si ShBA-ja dhe Kina. Nëse fillojmë ta zbatojmë këtë ndërkombëtarizëm të ri, më shpejtë dhe më fortë, ndoshta më shumë evropianë do t’i besojnë përsëri Evropës. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Një sondazh i CNN tregon se 75% e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjen e SHBA-së për të marrë kontrollin e Grenlandës

    Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se ‘nuk ka plane për të varur protestuesit’, i kërkon Trumpit ‘të mos e përsërisë gabimin e qershorit’

    SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase

    Misioni ushtarak evropian do të fillojë në Grenlandë

    Danimarka paralajmëron për ‘mosmarrëveshje themelore’ pas bisedimeve të Shtëpisë së Bardhë për Grenlandën

    Trump thotë se Zelensky, jo Putin – po pengon një marrëveshje paqeje në Ukrainë

    Të përshirë edhe Kosova e Shqipëria – çfarë dihet rreth pezullimit të vizave për imigrantët nga 75 vende nga SHBA-të?

    LEXO GJITHASHTU

    Spitali i Pejës realizoi mbi 129 mijë vizita specialistike gjatë vitit 2025

    January 15, 2026

    Marketingu në vitin 2026: polarizimi i tregut dhe sfida e inteligjencës artificiale

    January 15, 2026

    Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut në Iran deri më tani nuk ka kërkuar ndihmë nga MPJ

    January 15, 2026

    Milani dhe Roma synojnë lojtarin e Man Utd

    January 15, 2026
    TË TJERA

    27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të

    January 15, 2026

    Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete brenda në veturë, rasti po hetohet

    January 15, 2026

    Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit më 2025

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.