UEFA i ka dërguar Fenerbahçes një letër në të cilën kërkon falje dhe shpreh falënderime, pas rastit kur një fëmijë nuk u vendos përballë Mason Greenwoodit gjatë ceremonisë së ndeshjes me Shakhtar Donetsk.
Në letër, UEFA ka bërë të ditur se gabimi organizativ ishte i vetë organizatës dhe se fëmija nuk arriti të ecte në sinkron me lojtarët, për shkak se korridori ishte i mbushur.
“Përgjegjësia është e jona, kërkojmë falje”, thuhet në letrën e UEFA-s.
Njëkohësisht, organizata evropiane ka falënderuar sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për “gjestin e kujdesshëm”, pasi ai e mori pranë vetes fëmijën që kishte mbetur pa shoqërues dhe e shoqëroi në ceremoni.
Gjesti i Muriqit është vlerësuar nga UEFA si shembull i ndjeshmërisë dhe i sportivitetit, në një moment që mund të ishte shndërruar në zhgënjim për të voglin./IndeksOnline/
Fenerbahçe’nin Shakhtar Donetsk maçında Mason Greenwood’a seremonide çocuk eşlik etmemesi tartışma yaratmıştı. UEFA’nın yaşananların organizasyon hatasından kaynaklandığını belirterek Fenerbahçe’den özür dilediği bildirildi
https://t.co/1HEwE2qhI2 https://t.co/kxTPe6QFh3
— Odatv (@odatv) November 28, 2026

