Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Standardi i dorëheqjes pas humbjes së thellë është i qartë

    January 15, 2026

    Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-të në botë

    January 15, 2026

    Miri tregon fjalët e bashkëshortes para se të hynte në Big Brother VIP Albania 5

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Standardi i dorëheqjes pas humbjes së thellë është i qartë
    • Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-të në botë
    • Miri tregon fjalët e bashkëshortes para se të hynte në Big Brother VIP Albania 5
    • Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar
    • Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen
    • LSDM: Me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në, nuk ka paga më të larta as në Ushtri
    • Tragjedi në Slloveni: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë
    • Komandanti i FSK-së viziton bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Samsung sjell Fender Play në ekranin e televizorëve Samsung

    Samsung sjell Fender Play në ekranin e televizorëve Samsung

    korrektpressBy korrektpressJanuary 15, 2026 LEXO 4 Mins Read
    Samsung sjell Fender Play në ekranin e televizorëve Samsung
    Samsung sjell Fender Play në ekranin e televizorëve Samsung
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Samsung Electronics prezantoi partneritetin global ekskluziv me markën më të njohur të kitarave në botë, Fender, për të sjellë për herë të parë në televizorë versionin TV të Fender Play në Samsung TVs 1 gjatë vitit 2026.

    “Me mësime të bazuara në video në Samsung TVs, të mësuarit e një instrumenti përshtatet natyrshëm në jetën e përditshme dhe i ndihmon muzikantët të arrijnë objektivat e tyre më shpejt,” tha Hun Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics.

    “Duke sjellë Fender Play në televizorë për herë të parë, Samsung po e shndërron ekranin më të madh në shtëpi nënjë hapësirë për të mësuar dhe luajtur së bashku.”

    Përdoruesit mund të zgjedhin një rrugë mësimi për katër instrumente të ndryshme: kitarë elektrike, kitarë akustike, bas ose ukulele. Muzikantët kanë gjithashtu akses në kurse on-demand sipas nivelit të aftësive, secili me një gamë të gjerë mësimesh hap pas hapi, të ndërtuara rreth këngëve të njohura. Përmes Jam Mode, përdoruesit mund të zgjedhin një sfond argëtues dhe të luajnë së bashku me këngë të kuruara nga zhanre të ndryshme, duke e shndërruar ekranin e tyre në një skenë.

    Samsung do të prezantojë live këtë eksperience në CES 2026, me demonstrime në ekran që do të shfaqin përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit. Me 20 vite radhazi si lider në tregun global të televizorëve, Samsung ofron cilësi figure, tingulli dhe besueshmëri që i mbajnë përdoruesit e rinj të angazhuar teksa zhvillojnë aftësitë e tyre.

    “Jemi të entuziazmuar që po sjellim përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit të Fender Play te përdoruesit e Samsung TV, duke i ndihmuar entuziastët e kitarës të çojnë aftësitë e tyre në një nivel tjetër,” tha Cliff Kim, Zëvendëspresident për Strategjinë e Rritjes, Produkte Digjitale në Fender dhe President i Fender Play Foundation. “Misioni ynë ka qenë gjithmonë të edukojmë dhe të frymëzojmë muzikantët në mbarë botën dhe ky partneritet u jep dashamirësve të muzikës mundësinë të mësojnë, të ushtrojnë dhe të luajnë me mësimet interaktive dhe me cilësi të lartë të Fender Play, drejtpërdrejt në Samsung TV.”

    Aplikacioni do të publikohet në gjysmën e parë të vitit 2026. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com.

    Rreth Samsung Electronics

    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese.Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur,inteligjente dhe intuitive.

    Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

    Rreth Fender Musical Instruments Corporation

    Që nga viti 1946, Fender ka revolucionarizuar muzikën dhe kulturën si një nga prodhuesit, shitësit dhe distributorët kryesorë në botë të instrumenteve muzikore. Fender Musical Instruments Corporation (FMIC) – portofoli i së cilës i brendeve në pronësi dhe të licencuara përfshin Fender®, Squier®, Gretsch® Guitars, Jackson®, EVH®, Charvel®,Bigsby® dhe PreSonus® – ndjek një qasje të përqendruar te muzikantët për krijimin e instrumenteve dhe përvojave digjitale të cilësisë më të lartë në zhanre të ndryshme. Që nga viti 2015, departamenti digjital i Fender ka prezantuar një ekosistem të ri produktesh dhe përvojash interaktive që i shoqërojnë muzikantët në çdo fazë të rrugëtimit të tyre muzikor. Këtu përfshihen aplikacione dhe platforma inovative për mësim, të dizajnuara për të plotësuar kitarat Fender, përforcuesit, pedalet e efekteve, aksesorët dhe pajisjet profesionale audio, duke i frymëzuar interpretuesit përmes një përvoje muzikore gjithëpërfshirëse. FMIC është e përkushtuar të çlirojë fuqinë e shprehjes muzikore për të gjithë artistët, nga fillestarët deri te legjendat që kanë bërë histori. Në vitin 2026,Fender feston 80 vite duke u dhënë artistëve “krahë për të fluturuar”, duke vazhduar vizionin e themeluesit të sajLeo Fender dhe duke lidhur muzikantët përmes dashurisë së përbashkët për muzikën.

    TË TJERA

    Komandanti i FSK-së viziton bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA

    Tragjedi në Slloveni: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë

    VLEN: Strategjia 2025–2030, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

    Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi

    Aksion i gjerë i Policisë në Zubin Potok, goditen lojërat e fatit dhe skemat piramidale

    Bastisje në disa rajone të Maqedonisë, po kërkohen persona të dyshuar për evazion fiskal

    LEXO GJITHASHTU

    Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Standardi i dorëheqjes pas humbjes së thellë është i qartë

    January 15, 2026

    Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-të në botë

    January 15, 2026

    Miri tregon fjalët e bashkëshortes para se të hynte në Big Brother VIP Albania 5

    January 15, 2026

    Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    January 15, 2026

    LSDM: Me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në, nuk ka paga më të larta as në Ushtri

    January 15, 2026

    Tragjedi në Slloveni: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.