KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Foshnja 18-muajshe mbytet në pishinën e shtëpisë, arrestohet babai

Foshnja 18-muajshe mbytet në pishinën e shtëpisë, arrestohet babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lake Havasu City të Arizonës, ku një fëmijë 18-muajsh ka humbur jetën pasi është mbytur në pishinën e oborrit të shtëpisë së tij. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar babanë e fëmijës.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur të enjten, më 26 nëntor, rreth orës 18:30 sipas kohës lokale, në një shtëpi në bulevardin Rainbow.

Ekipet emergjente kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas raportimit për një rast të mundshëm mbytjeje. Me të arritur, zyrtarët policorë kanë konstatuar se fëmija kishte rënë në pishinë dhe kishte qëndruar nën ujë për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Hetimet fillestare kanë zbuluar se në momentin e ngjarjes, fëmija ishte vetëm me babanë e tij, Damian Trumble.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ka kaluar një kohë e konsiderueshme nga momenti kur fëmija ra në pishinë deri në zbulimin e tij dhe thirrjen e ekipeve emergjente.

Pas arrestimit, Trumble është mbajtur në paraburgim me një garanci prej 15 mijë dollarësh dhe më pas është transferuar në zyrën e Sherifit të Qarkut Mohave.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, policia po heton edhe rrethanat se si babai dyshohet se e kishte zënë gjumi në kohën kur ndodhi tragjedia.

Identiteti i fëmijës nuk është bërë publik deri më tani. /Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.