KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lamtumirë certifikatave për çdo udhëtim, rikthehen pasaportat për kafshët shtëpiake

Lamtumirë certifikatave për çdo udhëtim, rikthehen pasaportat për kafshët shtëpiake

Udhëtimi me kafshët shtëpiake nga Britania e Madhe drejt vendeve të Bashkimit Evropian pritet të bëhet më i lehtë dhe më i lirë, pas arritjes së një marrëveshjeje të re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Sipas marrëveshjes, nga 1 marsi 2028 do të rikthehen pasaportat për kafshët shtëpiake, të cilat do t’u mundësojnë pronarëve të qenve, maceve, ferretëve dhe kafshëve asistuese të udhëtojnë në vendet e BE-së pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të re shëndetësore për çdo udhëtim, shkruan The Independent, transmeton IndeksOnline.

Para Brexit-it, pasaportat për kafshët lëshoheshin nga veterinerët, pasi pronarët dëshmonin se kafsha ishte vaksinuar kundër tërbimit dhe ishte pajisur me mikroçip. Ato kishin vlefshmëri afatgjatë dhe kushtonin rreth 100 funte.

Megjithatë, në vitin 2021, këto pasaporta u zëvendësuan me Certifikatën e Shëndetit të Kafshëve (AHC), e cila duhet të lëshohet nga veterineri brenda 10 ditëve para hyrjes në BE ose Irlandën e Veriut. Kjo certifikatë kushton rreth 200 funte dhe kërkohet e re për çdo udhëtim.

Me rregullat e reja, pronarët do të mund të përdorin të njëjtën pasaportë për udhëtime të shumta drejt vendeve të BE-së, duke shmangur kështu kostot dhe procedurat e përsëritura.

Ndryshime do të ketë edhe në numrin e kafshëve që mund të transportohen në Britani për qëllime jo-komerciale. Kufiri aktual prej pesë kafshësh për person do të ndryshojë në pesë kafshë për automjet ose për udhëtarët që kalojnë në këmbë.

Ky kufizim nuk do të zbatohet për kafshët që udhëtojnë për të marrë pjesë në gara, aktivitete sportive apo ekspozita.

Ndërkohë, për disa destinacione, si Irlanda, Malta, Norvegjia dhe Finlanda, qentë do të vazhdojnë të kenë nevojë për trajtim kundër parazitit të shiritit, një deri në pesë ditë para udhëtimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.