Çifti i njohur shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë realizuar një fotosesion të veçantë me rastin e 28 Nëntorit, shkruan IndeksOnline.
Pranë tyre në këtë set fotografik është edhe vajza e tyre, Luna, me të cilën kanë kompletuar portretin e bukur familjar.
Të veshur me motive tradicionale shqiptare dhe në një atmosferë festive, familja Ejlli shfaqet më e bashkuar se kurrë.
Fotografitë përcjellin ngrohtësi, dashuri dhe krenari shqiptare, në një prej datave më të rëndësishme për kombin.
Burimi: indeksonline.net ↗

