KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E quajti “palaço” Komandant Jasharin, dorëhiqet drejtori komunal në Suharekë

E quajti “palaço” Komandant Jasharin, dorëhiqet drejtori komunal në Suharekë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Amir Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas një komenti drejtuar komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bekim Jasharit, të cilin e quajti "palaço".

Hoxha tha se reagimi me fjalë fyese ishte një reagim i momentit dhe përfaqëson vetëm qëndrimin e tij personal, e jo atë politik të partisë së cilës i përket.

Ai ka kërkuar falje ndaj Bekim Jasharit, ndërsa ka thënë se akti i dorëheqjes ishte një akt i përgjegjësisë personale dhe i përgjegjësisë ndaj institucionit që udhëheq.

“Dëshiroj të theksoj se komenti në fjalë ishte shprehje e një reagimi dhe qëndrimi krejtësisht personal, i cili nuk përfaqëson dhe nuk duhet të interpretohet si qëndrim politik i subjektit politik të cilit i përkas, e as si qëndrim institucional i Drejtorisë që drejtoj në Komunën e Suharekës".

"Megjithatë, duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart pozita ime publike dhe për rëndësinë e besimit institucional, kam vendosur që, përtej kërkimfaljes, të paraqes dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës", ka thënë Hoxha në një postim në Facebook.

Ai tha se vendimin e tij e konsideron si një "akt të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke besuar se përgjegjësia publike nuk matet vetëm me punën dhe rezultatet e arritura, por edhe me gatishmërinë për të marrë përgjegjësi kur gabojmë”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.