KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pikërisht në Ditën e Flamurit: Kosova përballet sonte me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Pikërisht në Ditën e Flamurit: Kosova përballet sonte me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean Games).

Finalja do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 22:00, në një përballje të veçantë për esportin kosovar, ku ekipi ynë do të ketë mundësinë të luftojë për triumfin në këtë garë ndërkombëtare.

Arritja në finale përbën një sukses të rëndësishëm për Kosovën dhe dëshmi të punës, disiplinës dhe përkushtimit të lojtarëve që po e përfaqësojnë vendin.

Tashmë, përfaqësuesit kosovarë kanë përpara një sfidë të madhe, pasi përballë do ta kenë Serbinë, me synimin për ta mbyllur garën me trofe.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Twitch, në kanalin zyrtar të Federatës së Esportit të Kosovës në ora 22:00, më poshtë gjeni linkun:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.