KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova përballet me Serbinë në finalen e madhe të CS2, sonte kërkon triumfin historik

Kosova përballet me Serbinë në finalen e madhe të CS2, sonte kërkon triumfin historik

Sonte (e shtunë), Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 zhvillon ndeshjen finale të Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean Games) ndaj Serbisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës në Counter-Strike 2 do të luajë sonte nga ora 22:00 ndaj Serbinë në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare të Esportit.

Kjo ndeshje përfaqëson arritje të madhe për esportin kosovar dhe dëshmi e punës, disiplinës dhe përkushtimit të lojtarëve tanë.

Në çerekfinale, djelmoshat tanë triumfuan ndaj Sllovenisë me rezultat të pastër 2–0, duke dominuar në të dyja hartat: 13–8 në Dust2 dhe 13–8 në Anubis.

Në gjysmëfinale, Kosova triumfoi 2-0 ndaj Libanit: 16-14 në Dust2 dhe 13-6 në Mirage për të siguruar vendin në finale.

Në anën tjetër, Serbia fillimisht mposhti Bosnje dhe Hercegovinën në çerekfinale dhe pastaj Portugalinë në gjysmëfinale.

Live në Twitch: twitch.tv/federataesportskosova. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.