Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se disa persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej tyre shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.
Ministria bën me dije se të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin trajtim në urgjencë.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.
Në QSUT nuk është raportuar asnjë person i lënduar deri në momentin e njoftimit./A2CNN
Burimi: dukagjini.com ↗

