Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, përmes një videoje të publikuar në Facebook.
Gjini ka zgjedhur Prekazin për të përcjellë urimin e tij, duke e cilësuar atë si zemrën e qëndresës shqiptare.
“Nga zemra e qëndresës, Prekazi legjendar, urimi merr kuptimin e tij më të plotë”, ka shkruar Gjini.
Ai u ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, duke e cilësuar këtë datë si festën më të madhe dhe të shumëfishtë.
“Lavdi të rënëve dhe gëzuar përjetë kombit tonë!”, ka përfunduar urimin e tij.
Burimi: klankosova.tv ↗

