KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtatë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi pranë një shkolle në Afganistan

Shtatë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi pranë një shkolle në Afganistan

Shtatë nxënës kanë humbur jetën dhe deri në 99 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi pranë një shkolle në provincën Kunar, në verilindje të Afganistanit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të talebanëve, Abdul Mateen Qani, i cili ka thënë se shpërthimi ka ndodhur të shtunën.

Sipas raportimeve fillestare, shpërthimi dyshohet se ka ardhur nga një depo ku ruheshin eksplozivë në pronësi të kompanive minerare, e cila ndodhej pranë shkollës, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Shpërthimi ndodhi në zonën Andarsir, në distriktin Asadabad, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Qani ka bërë të ditur se detaje të tjera do të publikohen pas përfundimit të hetimeve.

Provinca Kunar, e cila kufizohet me Pakistanin, është zonë ku operojnë disa kompani minerare.

Në gusht, një tjetër shpërthim në një qendër arsimore në kryeqytetin afgan, Kabul, kishte lënë të lënduar të paktën 42 fëmijë, sipas Misionit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan. Një spital në Kabul, ku ishin pranuar të paktën 35 nxënës të lënduar, kishte njoftuar se të gjithë pacientët ishin të moshës 10 deri në 14 vjeç.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.