Juliana Nura ka zgjedhur 28 Nëntorin, një nga datat më të rëndësishme për kombin shqiptar, për të zbuluar për herë të parë emrat e binjakëve të saj.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet me veshje tradicionale shqiptare nga “Libertas Tradita”, Xhuli ka prezantuar emrat e dy vogëlushëve të saj, Troy dhe Kleopatra.
Krahas urimit për festën e flamurit, ajo ka treguar se zgjedhja e emrave të fëmijëve nuk ishte e rastësishme, por e frymëzuar nga historia, forca dhe trashëgimia kulturore.
“Kur zgjodha emrat tuaj, fëmijët e mi, nuk kërkova thjesht emra të bukur. Kërkova emra që mbartin histori, forcë, identitet dhe kuptim”, ka shkruar ajo.
Emri Troy lidhet me qytetin e lashtë të Trojës, të njohur nga historia dhe mitologjia. Për Xhulin, ky emër simbolizon guximin, qëndresën, sakrificën dhe një trashëgimi që i ka mbijetuar kohës.
Ndërkaq, emri Kleopatra ka prejardhje nga greqishtja e lashtë dhe nënkupton “lavdia e babait”. Ai lidhet me mbretëreshën e famshme të Egjiptit, një nga figurat më të njohura femërore të historisë, e dalluar për inteligjencën dhe aftësitë e saj politike.
Me këtë publikim, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka mbajtur edhe premtimin e bërë ditë më parë, se emrat e binjakëve do t’i zbulonte pikërisht në festën e 28 Nëntorit.
View this post on Instagram
A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)
A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

