Manchester United ka shfaqur interesim në rritje për mbrojtësin e krahut të majtë të Barcelonës, Alejandro Balde, në prag të hapjes së afatit kalimtar të janarit.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, emri i mbrojtësit spanjoll po fiton gjithnjë e më shumë peshë dhe vëmendje brenda klubit nga “Old Trafford”, ku vlerësohet se një transferim i tij mund të jetë realisht i mundur gjatë afatit kalimtar dimëror, transmeton IndeksOnline.
Aktualisht, United po e analizon nga afër mundësinë e angazhimit të Baldes, ndërsa mbetet të shihet nëse skuadra angleze do të kalojë drejt veprimeve konkrete për të bindur Barcelonën që të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

