KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me të birin vizitojnë Rexhën në Hagë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me të birin vizitojnë Rexhën në Hagë

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, ajo ka vizituar bashkëshortin e saj Rexhep Selimin në Hagë, së bashku me djalin e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti-Selimi tha se 29 vjet më parë, bashkë me Heroin e Lirisë, Mujë Krasniqin, dhe Luftëtarin e Lirisë, Daut Haradinaj, Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri, transmeton IndeksOnline.

“Nga fushëbeteja kundër padrejtësisë, këtu në Hagë, sot kujtoj me krenari këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë. Po në këtë ditë, kujtojmë 28 Nëntorin e lavdishëm të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit. Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.