Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kombëtare antiqeveritare, të thirrur në 114-vjetorin e Pavarësisë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, është shesh është vërejtur një prezencë e shtuar e protestuesve, mes të cilëve edhe persona që mbajnë maska dhe shkopinj në duar.
Deri në këto momente, situata në shesh paraqitet e qetë, ndërsa protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.
Raportohet gjithashtu për hedhje fishekzjarrësh, por pa u shënuar incidente apo përplasje.
Një automjet zjarrfikësish është parë duke kaluar përmes sheshit, teksa thuhet se lëvizja ka qenë thjesht një kalim patrullimi dhe nuk lidhet me ndonjë ngjarje apo inicdent.
Ndërkohë, policia ka veshur me flamurin kuqezi automjetet dhe autobotët me ujë, në një gjest simbolik në ditën e Pavarësisë.

