KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rashford në radar të Fenerbahçes, nisin kontaktet e para

Rashford në radar të Fenerbahçes, nisin kontaktet e para

Fenerbahçe ka nisur përgatitjet për të tentuar transferimin e sulmuesit anglez Marcus Rashford nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit turk Turkish-Football, klubi nga Stambolli synon fillimisht të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e futbollistit për të gjetur dakordësi rreth kushteve personale, përpara se të nisë kontaktet zyrtare me Manchester Unitedin, transmeton IndeksOnline.

Në anën tjetër, Manchester United mund të pranojë ta lejojë largimin e 29-vjeçarit për një shifër më të ulët krahasuar me vlerësimet e tij të mëparshme në treg.

Rashford aktualisht vlerësohet rreth 30 milionë funte dhe këtë sezon ka grumbulluar vetëm tetë paraqitje.

Megjithatë, Fenerbahçe nuk është e vetme në këtë garë, pasi edhe Evertoni po e ndjek nga afër situatën e sulmuesit anglez.

Mbetet për t’u parë nëse gjiganti turk do të arrijë ta bindë Rashfordin për një kalim në Stamboll gjatë afatit të janarit. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.