Me homazhe dhe vendosjen e buqetave me lule pranë lapidarit “Shokët e lirisë”, në qendër të Gjakovës, ka nisur shënimi i 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.
Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve lokale, të cilët nderuan kujtimin e të rënëve për liri.
Në kuadër të shënimit të kësaj date, Komuna e Gjakovës ka organizuar edhe një sërë aktivitetesh, ndër to ekspozitën në Muzeun e Historisë, “100 zëra për një histori”, si dhe turin virtual në platformën digjitale të Shtëpisë së Durimit të Familjes Qerkezi.
Aktivitetet për muajin e festave shqiptare në Gjakovë do të përmbyllen me programin “Nata e Korçës”, ku do të performojnë këngëtarja Eli Fara dhe Ansambli “Skënderbeu”.


Burimi: lajmi.net ↗

