Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit Sahit Jashari, ka shprehur emocionet e saj pas kujtimeve dhe fjalëve të bashkëluftëtarit të babait të saj, Sabit Gecit.
Përmes një postimi, ajo ka thënë se fjalët e Gecit e kanë emocionuar, duke theksuar se kujtimet e njerëzve që kanë ndarë sakrificën dhe rrugëtimin me babanë e saj janë njëkohësisht dhimbje dhe krenari.
“Axhi Sabit Geci na emocionoi sot me fjalët dhe kujtimet për babin. Është dhimbje e krenari njëkohësisht, kur dëgjon njerëzit që kanë ndarë histori, sakrificë e rrugë me të, ta kujtojnë me kaq respekt e dashuri”, ka shkruar Jashari.
Ajo ka shtuar se, ndonëse babai i saj mungon, ai vazhdon të jetë i pranishëm përmes kujtimeve të bashkëluftëtarëve të tij.
“Babi mungon, por në kujtimet e bashkëluftëtarëve të tij, ai vazhdon të jetë i pranishëm”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/

