Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, në Prishtinë do të mbahet një koncert festiv, i cili do t’i kushtohet këngës shqipe dhe festës së Flamurit.
Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore do të sjellë një program të veçantë muzikor, me disa nga këngët më të bukura shqiptare. Pjesë e këtij koncerti do të jenë edhe sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elonë Sadiku, si dhe flautistja Zanë Abazi, të cilat do të kontribuojnë në realizimin e këtij programi festiv.
Koncerti do të mbahet sonte, duke filluar nga ora 18:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./KlanKosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

