KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Liga e Kampionëve ka të bëjë me detajet”, Mourinho shkatërron renditjen e favoritëve të inteligjencës artificiale

“Liga e Kampionëve ka të bëjë me detajet”, Mourinho shkatërron renditjen e favoritëve të inteligjencës artificiale

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i minimizoi parashikimet për shanset e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve të premten gjatë konferencës së tij për shtyp përpara ndeshjes së La Ligas kundër Alaves në Bernabeu.

Mourinho këmbënguli që gara evropiane varet nga detajet edhe përkundër nisjes perfektë të sezonit 2026/27 në Ligën e Kampionëve

“Liga e Kampionëve ka të bëjë me detajet. Shikoni Bayernin, i cili humbi Kane; shikoni PSG-në… Mund të arrish në ndeshje vendimtare pa lojtarë kyç”.

“Disa njerëz thonë se ne jemi kandidatë, dhe pastaj është superkompjuteri i inteligjencës artificiale… i cili është i pavlerë”, ka thënë Mourinho.

Ndryshe, Real Madridi kryeson fazën e ligës me 15 pikë pas pesë fitoreve në pesë ndeshje. Megjithatë, superkompjuteri i Opta-s i vendos ata si favoritin e pestë për titullin me një shans prej 10.69%, duke mbetur pas Arsenalit, Bayernit, Barcelonës dhe PSG-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.