KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Avancimi i radiologjisë në Kosovë, mblidhen të parët e këtij sektori shëndetësor

Avancimi i radiologjisë në Kosovë, mblidhen të parët e këtij sektori shëndetësor

Përfaqësuesit kryesorë të radiologjisë në Kosovë janë mbledhur për të diskutuar mundësitë e avancimit dhe zhvillimit të këtij sektori shëndetësor.

Takimi koordinues u mbajt më 27 nëntor 2026, me iniciativën e kryetarit të Shoqatës së Radiologëve të Kosovës, Prof. Asoc. Jeton Shatri, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të Shoqatës, Katedrës së Radiologjisë, Komitetit Specialistik të Radiologjisë dhe Drejtorisë së Klinikës së Radiologjisë.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, harmonizimin e objektivave dhe koordinimin e aktiviteteve që synojnë zhvillimin profesional, akademik, shkencor dhe klinik të radiologjisë në vend.

Vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave dhe prioriteteve të këtij sektori, me fokus në ngritjen e standardeve profesionale, përmirësimin e edukimit mjekësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët.

Shoqata e Radiologëve të Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit institucional, duke e konsideruar koordinimin e përbashkët si një nga parakushtet për zhvillimin e qëndrueshëm të radiologjisë në Kosovë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.