KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sydney Sweeney pozoi me pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi duke shkaktuar një ortek reagimesh

Sydney Sweeney pozoi me pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi duke shkaktuar një ortek reagimesh

Aktorja amerikane Sydney Sweeney bëri një foto me Noa Argamani dhe Avinatan Ora nga Izraeli, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe që atëherë janë liruar.

Organizata jofitimprurëse pro-Izraelite StandWithUs ndau një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale, gjë që shkaktoi reagime të shumta. Tifozët janë të kënaqur me këtë veprim të saj.

“Ajo nuk ka frikë se do të anulohet në Hollywood”, “Është shumë e guximshme”, “E dua edhe më shumë tani”, janë disa nga komentet. Pati edhe nga ata që e kritikuan në rrjetet sociale.

“Sa poshtë mund të biesh?”, “Skllav i një axhende”, “Patetik”, janë gjithashtu disa nga reagimet.

Noa Argamani u mbajt në paraburgim për 245 ditë përpara se të lirohej më 8 qershor 2024. Partneri i saj Avinatan Or u mbajt në paraburgim për më shumë se dy vjet dhe u lirua në tetor 2025.

Vitin e kaluar, Noa Argamani u emërua në listën vjetore të revistës TIME të njerëzve më me ndikim në botë. Ajo u tha ndjekësve të saj në mediat sociale se ndihej e nderuar që ishte zëri i pengjeve që ende mbahen robër.

Në nëntor të vitit të kaluar, ajo falënderoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për “drejtimin dhe lidershipin e tij të palëkundur”, të cilit ia atribuoi meritën për sjelljen e pengjeve në shtëpi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.