Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se ka probleme me vajzën e saj, e cila ka probleme të shëndetit mendor.
“Është raportuar se viktima ka probleme me vajzën e saj, e cila ka probleme psikike”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtares së Qendrës për Punë Sociale (QPS).
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

