Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se mbesa e tij, e cila ishte duke qëndruar në një strehimore, është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij, e cila ka qenë duke jetuar në strehimore, është larguar dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

