Pas shfaqjes së klipit ku Akili, gjatë sfidës së buxhetit, i drejtohet Antonetës me fjalët “vajzë pa karakter” dhe “e shëmtirë”, ka pasur reagime në studio.
Akili u shpreh se fjalët e tij ishin rezultat i mllefit të akumuluar, ndërsa ndaj këtij arsyetimi reagoi moderatori Alaudin Hamiti.
“Nuk po dini ta respektoni femrën. As Antoneta e as askush tjetër nuk është pronë e askujt. Është e lodhshme që çdo mashkull e gjen një arsyetim dhe përsëri e lë femrën në gabim. Kontrolloni ndjenjat”, tha Alaudini.
Burimi: klankosova.tv ↗

