KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e Forcës: UÇK-ja “prezente” në Ushtrinë e Kosovës (VIDEO)

Dita e Forcës: UÇK-ja “prezente” në Ushtrinë e Kosovës (VIDEO)

Me rastin e Ditës së Forcës, dyert e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë u hapën për qytetarët, të cilët patën mundësi të njihen nga afër me pajisjet, armatimin dhe punën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Interesimi më i madh ishte te fëmijët, të cilët me kureshtje panë nga afër pajisjet ushtarake, provuan motoçikletat e ushtarëve dhe parashtruan pyetje për punën dhe jetën në FSK. Disa prej tyre shprehën dëshirën që në të ardhmen të bëhen ushtarë, raporton Klan Kosova.

Në kazermë pati edhe vizita nga përfaqësues të institucioneve, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se deri më tani janë realizuar investime prej afro 500 milionë eurosh për armatim, transport dhe pajisje të tjera për FSK-në.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi edhe kontributin e atyre që shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për më shumë ndiq kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.