KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

10 të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë – Prishtinë

10 të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë – Prishtinë

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi sot në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 14:05.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se në mesin e të lënduarve është edhe shoferi i autobusit.

“Rreth orës 14:05 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Përveç dëmeve materiale, sipas informacioneve të deritanishme, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin”, ka thënë Elezaj./IndeksOnline/

Aksident mes një autobusi dhe një kamioni në Gllarevë të Klinës

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.