KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar që do të mbahet më 28 nëntor, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një akt normativ për rikuperimin e dëmeve të bëra nga aktet e dhunës gjatë protestave.

Ky vendim i ri parasheh që të dënohen edhe organizatorët e protestave dhe jo vetëm protestuesit që kanë shkaktuar dëmet, raporton Top Channel.

“Organizata ose individët që kanë zhvilluar, drejtuar dhe organizuar tubimin, nëse ka të tillë, përgjigjen solidarisht me autorët për dëmin, me përjashtim të rastit kur provohet se veprimet e dhunshme nuk janë nxitur prej tyre dhe se nuk kanë pasur mundësinë që t’i parandalojnë ato”, përcaktohet në nenin 9 të aktit normativ.

Në të njëjtën kohë ky akt normativ parasheh edhe mundësinë për të shlyer detyrimet financiare, përmes punëve që kanë interes për publik.

Për ata që janë të mitur duhet të kërkohet pëlqimi i prindërve, puna të jetë e përshtatshme dhe të mos pengojë në ndjekjen e shkollimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.