KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj paraburgim për Alidemën, Bahtirin dhe Gjurecin, dyshohen për mashtrim e pastrim parash

Një muaj paraburgim për Alidemën, Bahtirin dhe Gjurecin, dyshohen për mashtrim e pastrim parash

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre personat e arrestuar dje në Prishtinë, të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se të arrestuarit janë Zekrija Alidema, Petrit Bahtiri dhe Arbnor Gjureci.

Vendimi për caktimin e masës së paraburgimit është marrë pas seancës dëgjimore, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Tre të dyshuarit po hetohen për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, mashtrimit kompjuterik dhe shpëlarjes së parave.

Sipas arsyetimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut të pengimit të procedurës penale, shmangies nga ndjekja penale, si dhe mundësisë së përsëritjes së veprave penale.

Paraburgimi ndaj secilit prej tyre është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.