Përshkallëzimi i ri i tensioneve në Lindjen e Mesme ka frenuar rënien e fundit të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Nafta e standardit Brent është shtrenjtuar për 3.5 për qind gjatë javës, duke shënuar rritjen e parë javore të këtij muaji.
Çmimi i një fuçie pritet të arrijë në rreth 96 dollarë.
Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) është rritur për një për qind.
Analistët shprehin shqetësim për pasojat që mund të ketë destabiliteti në Lindjen e Mesme në tregjet globale, në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit vazhdojnë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

